Një kryebashkiak ukrainas ka përshkruar përvojën e tij pasi u rrëmbye dhe u mbajt peng për gati një javë nga forcat ruse muajin e kaluar.
Ivan Fedorov, kryebashkiaku i qytetit të pushtuar të Melitopolit, tha pas lirimit të tij: Ishin gjashtë ditë të rrezikshme. E kuptova se për rusët jeta ime dhe e civilëve vlente zero.”
Ai vazhdoi: Ata erdhën te unë gjatë natës me 5 ose 6 ushtarë dhe folën për rreth 4-5 orë. Ishte dialog i vështirë.
Fedorov tha se ushtarët rusë “kishin dashur ta bënin shembull” duke shtuar se ishte përballur me tortura “psikologjike” por jo fizike.
“Ushtarët rusë supozuan se do të mirëpriteshin, por kjo nuk ndodhi dhe kjo është arsyeja pse rusët ishin shumë të zemëruar.”
Kryetari i bashkisë, i cili tani ndodhet në Romë pasi u lirua në një shkëmbim të burgosurish, tha se është në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol, shkruan skynews.
Civilët atje nuk kanë ushqim apo farmaci në dispozicion dhe “nuk është e sigurt të ecësh në rrugë”, tha ai.