Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Albin Kurti ka frikë nga dialogu me Serbinë.
“Albin Kurti shof se ka frikë, sepse cdo njëri që hynë aty nuk mund të del prej dialogut si hero, në qoftëse hyn në dialog dhe ulesh në tavolinë që të bisedosh me Serbinë atëherë është e pa mundur që vetëm ti si palë ti realizosh vetëm kërkesat e tua pa i realizur edhe pala tjetër kërkesat e veta. Në këtë rast nuk mundesh me dal me thënë që vetëm unë jam fitimtar nga dialogu, sepse vetë fakti që është dialog të dy palët i maksimalizojnë kërkesat e veta“, tha Mustafa.
Ndërsa i pyetur se a keni ju frikë që Kosova mund të pësojë në një mënyrë ose tjetër, Mustafa ndihet i frikësuar që Kosova mund të pësojë.
“Mendoj që ne mund të pësojmë sepse nuk shof se Serbia ka cka të pësojë në këtë në këtë pjesë sepse Serbia në një formë ndërkombëtarishtë është një shtet i konsuliduar, anëtare e OKB, nuk nvaret se a e njohjet. Ne jemi në një situatë që kemi pesë vende të Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur dhe BE që mban qasje neutrale ndaj statusit“, shtoi ish-kryeministri në ATV.