Dy pilotë e kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani në Bursa të Turqisë.
Guvernatori i Bursës, Yakup Canbolat ka thënë se nuk ka viktima të tjera apo të lënduar nga ky rast.
Ai shtoi se avioni civil ka të ngjarë të jetë rrëzuar për “një arsye teknike” pasi kushtet e motit ishin të përshtatshme për fluturimin.
Guvernatori u tha gazetarëve se përplasja dëmtoi gjithashtu dy shtëpi dhe dy automjete.
📌Bursa'da Yunuseli Havaalanı'na yakın bir bölgede eğitim uçağı evlerin arasına düştü.
◼️Bursa Valisi, uçaktaki pilot ve öğrenci pilotun hayatını kaybettiğini açıkladı. pic.twitter.com/oc64xfR1xK
— Diriliş Postası (@dirilispostasi) April 25, 2022