Skynews ka publikuar historinë rrëqethëse të një ukrainase e cila lindi binjakë, pasi mësoi se i shoqi iu vra nga një snajper rus.
Dhimbjet e lindjes filluan pasi ajo mësoi se bashkëshorti, një roje kufitar ishte vrarë nga rusët.
“Fëmijët janë gjithçka që më ka mbetur nga ai,” tha mes lotësh Viktoria Nazarenko 34-vjeç.
Çiftit iu deshën tetë vite për tu bërë prindër, por për fat të keq i ati nuk arriti t’i gëzojë dy fëmijët e tij.
Bogdan, 35 vjeç, u qëllua për vdekje më 14 mars ndërsa ishte në një mision me Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare të Ukrainës në rajonin verior të Chernihiv, ndërsa lufta me Rusisë ishte përshkallëzuar.