Fjalë Kyçe

Serbia ekspozon armët kineze, reagojnë nga kabineti i Presidentes Osmani: Po rrezikohet paqja

Serbia ekspozon armët kineze, reagojnë nga kabineti i Presidentes Osmani: Po rrezikohet paqja

Shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar, pasi Ushtria e Serbisë sot shfaqi në publik sistemin kinez të mbrojtjes ajrore FK-3, që ka arritur në këtë vend para pak ditësh nga Kina.

Përmes një postimi në Twitter, Vela tha se Serbia po furnizohet ushtarakisht me shpejtësi dhe po rrezikon paqen në rajonin tonë.

“Serbia zbuloi publikisht sistemin e raketave kundërajrore me rreze të gjatë K-3 të marrë së fundmi nga Kina. Serbia është i vetmi vend evropian që pranon dhe operon një sistem të tillë armësh kineze. Serbia po furnizohet ushtarakisht me shpejtësi dhe po rrezikon paqen në rajonin tonë”, ka shkruar Vela.