Tymi i zi i dendur dhe flakë janë parë në Lviv pas një sulmi në qytetin perëndimor të Ukrainës.
Të paktën katër shpërthime janë dëgjuar në qendër të Lviv pak para orës 20:30 me orën lokale raporton skynews.
Alarmet e makinave ranë dhe më pas u dëgjuan sirenat e emergjencës. Nuk dihet akoma se çfarë ishte në shënjestër.
Kryebashkiaku Andriy Sadovyi tha se personat në qytet duhet të strehohen duke shtuar se sulmet kishin ndikuar në furnizimin me energji elektrike.