Rruga për në Paris ka nisur tashmë për Real Madridin dhe Liverpoolin.
Dy gjigantët e futbollit evropian do të përballen në mes vete më 28 maj në finale të Ligës së Kampionëve në kryeqytetin francez.
Deri atëherë, dy ekipet do t’i kenë disa angazhime, shkruan “Gazeta Express”.
“Los Blancos” do të jenë mjaft të qetë pasi tashmë e kanë siguruar titullin e kampionit në La Liga dhe fokusin kryesor do ta kenë tek finalja e Championsit.
Ndërkaq, “Reds” do të jenë të shpërndarë në të gjitha anët.
Ata janë duke luftuar për titull të kampionit të Anglisë, ku janë një pikë prapa liderit, Manchester City, ndërsa kanë shkuar edhe në finale të FA Cup, ku do të luajnë me Chelsean më 14 maj.
Pra, skuadra e Pep Guardiolës ka mundësi ta mbyllë një sezon historik me katër trofe: Champions, Premierligën, FA Cup dhe Carabao Cup.
Kalendari i Real Madridit
8 maj: Atlético Madrid – Real Madrid
12 maj: Real Madrid – Levante
15 maj: Cadiz – Real Madrid
22 maj: Real Madrid – Real Betis
Kalendari i Liverpoolit
7 maj: Liverpool – Tottenham
10 maj: Aston Villa – Liverpool
14 maj: Liverpool – Chelsea
17 maj: Southampton – Liverpool
22 maj: Liverpool – Wolverhampton