Prishtinë, 1 korrik – Një tjetër moment i rëndësishëm është arritur nga kinematografinë kosovare. “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqiraj ka hapur konkurrencën në kategorinë “East of the West” në Festivalin Ndërkombëtar të Karlovi Varit në Çekisë.
Filmi i regjisores Zeqiraj sjellë në ekran jetën e pesë grave, të cilat bartin me vete traumat e luftës në Kosovë. Një temë e cila nuk është diskutuar shumë as në shoqëri e as nuk është trajtuar aq në kinematografi.
Premiera e filmit, i cili i ka marrë gati gjashtë vjet regjisores dhe ekipit të saj, është pritur me lëvdata nga organizatorët e festivalit që në fillim. Përzgjedhësja e filmave, Lenka Typakova, sa i përket kategorisë ‘East of the West’ ku hyn edhe filmi “Shpia e Agës” kishte thënë se Festivali është në kërkim të regjisorëve të veçantë.
i saj karakterizohet nga një energji mbresëlënëse, aftësia e personazheve për të kuptuar dhe ndarë ndjenjat e tyre me të tjerët dhe autenticiteti i saj, përmes tyre regjisorja krijon një botë plot jetë për protagonistet e saj gra”, ka thënë Lenka Typakova për revistën “Variety”.
Burri i vetëm i shtëpisë në film është Aga (Arti Lokaj), një djalë 9-vjeçar. Ai kërkon vazhdimisht babën e vet për të cilin mendon se është hero dhe i burgosur në Serbi. Në mungesë të një roli, sesi një burrë duhet të veprojë, Aga nxit shikuesit e filmit që të reflektojnë edhe mbi rolin e patriarkalit.
Aktorja Shengyl Ismaili, portretizon jetën e Kumrisë. Ajo është një e dhunuar gjatë luftës në Kosovë, dhe njëkohësisht nëna e Agës.
“Shpia e Agës” ka për producent Bujar Kabashin. Rolet i luajnë: Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Filmi “Shpia e Agës” është bashkëprodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës, dhe Shqipërisë. Është punuar nga ‘N’art Films’ mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit ‘Woof Films’ nga Kroacia, ‘Sacrebleu productions’ nga Franca, si dhe ‘Ska-Ndal Productions’ dhe ‘SY13 Films’. Filmi është përkrahur edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri.