Fjalë Kyçe

Rusia do të hapë portet e Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet

Rusia do të hapë portet e Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të hapë hyrjen në portet e Detit të Zi të Ukrainës vetëm nëse hiqen sanksionet kundër Kremlinit.

Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në botë, eksportonte shumicën e mallrave të saj përmes porteve të saj detare, por që kur Rusia dërgoi trupa në Ukrainë, ajo është detyruar të eksportojë me tren ose nëpërmjet porteve të saj të vogla të lumit Danub, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i OKB-së për ushqimin, David Beasley, i bëri thirrje të mërkurën presidentit rus Vladimir Putin, duke i thënë: “Nëse keni ndonjë zemër, ju lutemi hapni këto porte”.