Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur fjalimin e tij të radhës të natës.
Si zakonisht, ai falënderoi aleatë të ndryshëm dhe dha një përditësim rreth zhvillimeve në disa pjesë të vendit, përcjell Telegrafi.
Ai iu përgjigj raporteve se pasaportat ruse po u jepeshin banorëve të Khersonit, një pjesë e Ukrainës që ka qenë e pushtuar nga Rusia që në ditët e para të luftës.
Ai tha: “Lajmet për shpërndarjen e pasaportave ruse në Kherson dhe shpërndarjen e pasaportave në Melitopol u përhapën në mënyrë aktive në territoret e pushtuara dhe në Rusi”.
“Dhe pashë se kush në këtë lajm u shfaq si banorë të Kherson dhe Melitopol që gjoja duan pasaporta ruse. Ishin disa bashkëpunëtorë dhe njerëz nga rrethi i tyre”.
Veç kësaj, ai tha: “Trupat ukrainase po çlirojnë gradualisht territorin e rajonit Kherson”.
Por ai tha se “betejat e ashpra në rrugë” vazhdojnë në qytetin e Severodonetsk.
“Unë jam krenar për të gjithë mbrojtësit tanë që arritën të ndalojnë avancimin e këtyre njerëzve armiqësor, këtyre pushtuesve për shumë javë tashmë dhe ta mbajnë të fortë mbrojtjen tonë”.
“A ju kujtohet se si Rusia shpresonte të pushtonte të gjithë Donbasin në fillim të majit? Tashmë është dita e 108-të e luftës, tashmë është qershori. Donbasi po vazhdon të mbahet”.
“Humbjet e pësuara nga pushtuesit, përfshirë në këtë zonë, janë jashtëzakonisht të mëdha. Në total, ushtria ruse sot ka rreth 32 mijë jetë të humbura. Për çfarë? Çfarë ju dha Rusia?”.