Trupi i poetit Xhevdet Bajraj, i cili vdiq më 22 qershor është kremuar në Meksikë, aty ku ishte duke jetuar.
Hiri i tij do të varroset të enjten në varrezat e qytetit të Rahovecit, këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Përpara ceremonisë së varrimit në ora 14:00, komuna ka organizuar homazhe në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zybera” në orën 14:00 dhe mbledhje komemorative në Shtëpinë e Kulturës në orën 15:00.
Ndërkaq, pas funeralit në kafenenë “Hardhia” do të mbahet një orë poetike me krijimtarinë letrare të poetit Xhevdet Bajraj.
Kujtojmë se Bajraj ka vdekur pas një sëmundjeje të shkurtër.
Xhevdet Bajraj ka lindur në vitin 1960 dhe që nga koha e luftës në Kosovë jetonte në kryeqytetin e Meksikës, Mexico City, ku kishte shkuar si refugjat.