Reshjet e mëdha të shiut kanë paralizuar rrugët e kryeqytetit të Serbisë, Beograd.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, stuhia fillimisht u përhap nëpër Beogradin e Ri dhe Zemun, e më pas reshje kishte edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.
Siç shihet edhe në pamjet nga rrjetet sociale, shumë rrugë janë zhytur plotësisht në ujë, dhe disa makina kanë mbetur të bllokuara në pellgje – me një autobus që shihet duke “notuar” në ujë.
Instituti Hidrometeorologjik Republikan i Serbisë ka njoftuar se brenda një kohe të shkurtër në kryeqytetin serb do të bien reshje të shumta shiu.
https://twitter.com/lickavestica/status/1544378587167576067?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1544378587167576067%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fserbia-perfshihet-nga-nje-stuhi-shiu-autobusi-noton-ne-rruget-e-beogradit%2F
“Sot priten zhvillime të motit afatshkurtër në nivel lokal, të shoqëruara me rrebeshe të dendura me reshje të mëdha në një kohë të shkurtër, breshër, erëra të forta dhe të stuhishme, me probabilitet më të madh në disa zona të Serbisë”, është thënë në paralajmërimin e fundit të këtij instituti.