Çmimet e biletave të linjës ajrore do të rriten “padyshim”, me rritjen e kostove të karburantit, paralajmëroi shefi i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, Willie Walsh.
Sipas Walshit, çmimet do të rriten për shkak të krizës së naftës dhe luftës në Ukrainë. Ai tha se qytetarët do të duhet të “përgatiten” për çmime të rritura, raporton BBC-ja të dielën.
“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët. Çmimi i lartë i naftës do të reflektohet në çmimet më të larta të biletave së avionëve”, deklaroi ai.
Sipas BBC-së, çmimi i naftës u rrit pasi ekonomitë nisën të rimëkëmbeshin nga pandemia e COVID-19.
Po ashtu, pasojat nga lufta në Ukrainë kanë çuar në ngritjen e çmimeve. Për shkak të pushtimit mbi Ukrainë, shtetet perëndimore, i vendosën sanksione Rusisë, duke ndaluar plotësisht importin e naftës.
Walsh shtoi se krahas rritjes së çmimeve të biletave, pasagjerëve të linjave ajrore në Britaninë e Madhe u është dashur të përballen me anulime të fluturimeve. Ai theksoi se për fluturimet që janë anuluar, pasagjerët duhet paguar shtesë për ta siguruar rezervimin.