Policia braziliane ka arrestuar anesteziologun e spitalit Mulher Sao Joao de Meriti në Rio de Janeiro.
Giovanni Quintella Bezerr, 32-vjeç, dyshohet se ka përdhunuar një paciente gjatë procesit të prerjes cezariane në spital, transmeton Telegrafi.
Gjithçka është filmuar me telefon që ishte vendosur në mënyrë të fshehtë, brenda sallës së operacioneve.
Bashkëshortit të shtatzënës i është thënë që të dalë nga salla e operacionit para se të fillojë ndërhyrja kirurgjike, por është shokuar nga ajo që ka parë nëpërmjet televizionit kur njohur mjekun që është arrestuar.
Viktima e sulmi seksual i tha familjes se ka pasur halucinacione, por në fund doli se ajo vërtetë ishte përdhunuar.
Sela: Maqedonia e Veriut të pranojë propozimin francez, shqiptarët s’mund te jenë peng i konflikteve që përsëriten çdo 5 vite
“Kurrë nuk kam parë diçka të ngjashme”, tha Barbara Lomba, e angazhuar për të kryer hetimet.
Personeli i spitalit siç raporton CNN Brasil, ishte brengosur për shkak të sasisë së anestezionit që Quintella Bezerra e kishte përdorur, e pikërisht për këtë kishin vendosur fshehtazi telefonin e mençur për të filmuar ndërhyrjen.
Sipas mediave braziliane, Bezerra e kishte keqtrajtuar seksualisht gruan për afro 10 minuta.
Personeli i spitalit i thanë hetuesve se i njëjti mjek kishte vepruar edhe në dy raste të ngjashme, kështu tani policia po heton nëse dy gratë tjera ishin viktima të sulmeve seksuale.
Pasi që personeli mjekësor e kishin raportuar rastin tek menaxhmenti i spitali, policia shkoi menjëherë dhe e arrestoi anesteziologun në vendin e tij të punës.