Fjalë Kyçe

Granatime tjera në centralin bërthamor në Ukrainë

Granatime tjera në centralin bërthamor në Ukrainë

Të enjten është raportuar sërish për garantime në centralin bërthamor në qytetin ukrainas, Zaporizhja.

Ky njëherësh është centrali më i madh në Evropë.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për 10 granatime të kryera në këtë central.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka paralajmëruar se luftimet mund të “rezultojnë me katastrofë” në këtë central, të cilin e kontrollon Rusia nga muaji mars.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia mund të provokojë aksidentin më të rëndë bërthamor në botë.

Të mërkurën, ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), kanë thënë se Rusia duhet t’ia dorëzojë menjëherë Kievit kontrollin e centralit.

Ky central është granatuar edhe javën e kaluar.

Ukraina ka thënë se Rusia e ka shndërruar këtë zonë në bazë ushtarake për të nisur sulmet prej atje, duke e ditur faktin se forcat ukrainase nuk mund të hakmerren.

Moska, në anën tjetër, hedh poshtë këto pretendime.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.