Stuhitë e fuqishme kanë goditur pjesën qendrore dhe jugore të Evropës, duke shkaktuar vdekjen e së paku 13 personave, prej tyre tre fëmijë, raporton BBC.
Vdekjet, shumica pasi janë goditur nga drunjt, janë raportuar në Itali dhe Austri, e po ashtu në ishullin francez të Korsikës.
Shiu i madh dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha.
Stuhitë kanë ardhur pas valës së të nxehtit dhe thatësirës që përfshiu kontinentin e Evropës.
Në Korsikë, është raportuar se erërat ishin deri 224 kilometra në orë.
Autoritetet thonë se një vajzë 13-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga një dru ndërsa ishte në kamping.
Një burrë ka vdekur nga një incident i ngjashëm, ndërsa një grua e moshuar ka humbur jetën pasi vetura e saj është goditur nga një shtëpizë plazhi.
Raportohet se kanë vdekur po ashtu dy persona tjerë, një peshkatar dhe një kajakiste.
Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, që ka vizituar Korsikabn, ka raportuar gjashtë vdekje.
Disa të tjerë janë lënduar.