Fjalë Kyçe

15 të vdekur e 22 të lënduar nga një aksident trafiku në Turqi

15 të vdekur e 22 të lënduar nga një aksident trafiku në Turqi

Pesëmbëdhjetë persona vdiqën dhe 22 u lënduan në një aksident rrugor ndërmjet një autobusi dhe një ambulance në Turqinë juglindore, tha të shtunën një guvernator rajonal.

“Në total, 15 nga qytetarët tanë vdiqën dhe 22 u lënduan, në një aksident që përfshin një autobus, një ekip urgjence dhe një ambulancë, midis Gaziantepit dhe Nizipit”, bëri të ditur Davut Gul, guvernatori i provincës Gaziantep.

Agjencia e lajmeve DHA raportoi se një ambulancë, një kamion zjarrfikësish dhe një autobus që transportonte gazetarë u goditën nga një autobus pasagjerësh.

“Tre zjarrfikës, dy punonjës të urgjencës dhe dy gazetarë janë në mesin e të vdekurve”, tha guvernatori i Gaziantepit.

Fotot e publikuara nga DHA tregojnë pjesën e pasme të një ambulance të shqyer dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth hapësirës ku ka ndodhur aksidenti i rëndë.