Moderna ka thënë se po paditë Pfizerin dhe partnerin e tij gjerman, BioNTech, duke e akuzuar për kopjim të teknologjisë së Modernas në mënyrë që ta krijojnë vaksinën e vetë.
Kompania amerikane po pretendon se teknologjinë mRNA që ka zhvilluar para pandemisë, është kopjuar.
Padia që po kërkon dëmshpërblim financiar të paspecifikuar, u ngrit në Gjermani dhe në Massachusetts, raportoi BBC të premten.
“Ne po i ngremë këto padi për ta mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA që ne nisëm të zhvillonim, investuam miliardë dollarë në krijimin e saj dhe e patentuam gjatë dekadës para pandemisë COVID-19”, tha drejtoresha ekzekutive e Modernas, Stephane Bancel.
Vaksina me dy doza e Modernas dhe e Pfizerit po ashtu përdorin teknologjinë mRNA për t’i ndihmuar pacientëve ta luftojnë koronavirusin.