Të paktën pesë persona humbën jetën të dielën dhe 38 u plagosën kur një autobus turistik doli sot nga rruga dhe u rrokullis në provincën turke Bursa, në veriperëndim të vendit.
Në mesin e viktimave është edhe shoferi i autobusit, transmetojnë mediat turke.
Autobusi turistik po shkonte nga provinca Kutahya në komunën Mudanya në Bursa.
Nuk dihet ende nëse në autobus ka pasur shtetas të huaj.