Fjalë Kyçe

Mashtrime gjatë blerjeve online, qytetarët të verifikojnë dyqanin

Mashtrime gjatë blerjeve online, qytetarët të verifikojnë dyqanin

Në ditët e sotme, blerjet online janë kursim i kohës, mirëpo, gjatë blerjeve online, ti duhet t’i kesh parasysh disa gjëra për të bërë një blerje të sigurt.

Organizata Mbrojtësit e Konsumatorëve njoftojnë se përpos që produkti dhe shërbimi duhet t’i përmbush kriteret obligative të inkorporuara në legjislacion, duhet gjithashtu t’i plotësojë edhe pritjet e konsumatorit.

“Mungesa e identifikimit të shitësve qoftë nga ana e bankave qoftë nga ana e autoriteteve të tjera shtetërore ka bërë që të drejtat e konsumatorëve të cenohen”, njoftojnë nga kjo organizatë.

Mbrojtësit e Konsumatorëve më tej tregojnë se në shumë raste mungojnë adresat e qarta të shitësve, nuk lëshohen kupon fiskal dhe kështu inspektorati gjendet në vështirësi për të inspektuar dhe për të realizuar të drejtat e konsumatorëve.

“Në një situatë të tillë, si mundesh me u mbrojt ti vetë, verifikoje a është biznesi i regjistruar në ARBK”, thonë nga Mbrojtësit e Konsumatorëve.