Fjalë Kyçe

Vetëm një fëmijë ka shpëtuar nga sulmi në çerdhen e Tajlandës

Vetëm një fëmijë ka shpëtuar nga sulmi në çerdhen e Tajlandës

Edukatorja kryesore në çerdhen ku sot u vranë disa fëmijë në Tajlandë, Nanticha Panchum, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot atje është diçka që nuk e ka imagjinuar kurrë.

“Kjo është diçka që nuk e kam ëndërruar kurrë… Nuk di çfarë të bëj, unë me të vërtetë nuk mund të mendoj për asgjë për momentin”, ka thënë Panchum për BBC.

Ajo ka bërë të ditur se vetëm një fëmijë ka mbijetuar, transmeton KlanKosova.tv.

Të paktën 23 fëmijë janë në mesin e dhjetëra njerëzve të vrarë, pasi një ish-oficer policie u inatos para se të vriste veten dhe familjen e tij.

Thuhet se ai kishte sulmuar çerdhen me një armë dhe një thikë, derisa fëmijët në parashkollor ishin duke fjetur.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes me një kamionetë të bardhë, shkruan BBC. I dyshuari raportohet të jetë togeri i policisë, 34-vjeçari, Panya Khamrab i cili ishte shkarkuar nga puna më parë, për substanca narkotike.

Para sulmit, raportohet se i dyshuari kishte qenë në gjykatë dhe mësohet se ai ka përplasur edhe kalimtarët me automjetin e tij.