Fjalë Kyçe

Netanyahu mandatar për formimin e Qeverisë në Izrael

Netanyahu mandatar për formimin e Qeverisë në Izrael

Presidenti i Izraelit zyrtarisht ka mandatuar ish-kryeministrin Benjamin Netanyahu për të formuar qeverinë e re.

Vendimi i presidentit ka shënuar kthimin në pushtet të Netanyahut dhe ai vjen me koalicionin e së djathtës më ekstreme deri më tani.

Ai ka thënë se do të bëjë gjithçka që të ketë qeveri stabile dhe të suksesshme.

Me aleatët e tij të etur për t’u ngjitur në pushtet dhe për t’i dhënë fund sundimit të koalicionit aktual, Netanyahu pritet të përfundojë me shpejtësi bisedimet për formimin e qeverisë.

Mirëpo vendet kyçe, përfshirë ministritë e financave dhe të mbrojtjes, mund të rezultojnë në pengesë për të pasi partnerët pritet të zvarrisin bisedimet për të arritur qëllime te tyre që të kenë nën kontroll këto ministri.

Zgjedhjet që u mbajtën në fillim të muajit nëntor i ofruan fitore të qartë Netanyahut dhe aleatëve të tij ultra-ortodoks dhe ultra-nacionalistë.

Zgjedhjet i dhanë fund qeverisë jetëshkurtër, ideologjikisht të larmishme, e cila rrëzoi Netanyahun nga pushteti pas 12 vjetësh qëndrim.

Ai do t’i ketë gjashtë javë për të mbyllur bisedimet dhe për ta formuar qeverinë.