Fjalë Kyçe

Çmimi tavan për produkte bazike, dilema sa i përket kushtetueshmërisë

Çmimi tavan për produkte bazike, dilema sa i përket kushtetueshmërisë

Ligji që përcakton çmimin tavan për produktet bazike është miratuar të martën në Kuvendin e Kosovës, por një vendim i tillë, sipas ekspertëve të çështjeve të ekonomisë po shihet si shkelje e Kushtetutës. Sipas tyre, një gjë e tillë bënë shkelje të ekonomisë së tregut të lirë. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se kjo ka për qëllim, ndaljen e abuzimin me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit.

I mori 64 vota të mazhorancës, e më këtë edhe u miratua në lexim të dytë Ligji për masat e përkohshme të produkteve themelore.

Por, miratimi gjatë të martës i këtij ligji që vendos çmimin tavan për produktet bazike, po shihet si shkelje e kushtetutës në ekonominë e tregut të lirë.

Kushtetutshmërinë e tij po e konteston ekonomisti Mustafë Kadriaj.

“Kosova është e orientuar edhe më kushtetutë në ekonominë e tregut të lirë, dhe ky ligj bie ndesh me këtë. Nuk mundë të caktohen çmimet pasi në atë moment, shkon ka sistemi majtistë, duke caktuar edhe çmimin edhe prodhimin. Kjo do të shkoj duke e ngulfatë ekonominë e vendit, pasi nëse është një çmim i lartë, bizneset mund të manipulojnë por edhe nëse bije çmimi në berzë, atëherë bizneset detyrohen të mbyllen”, ka thënë Kadriaj.

Por, mendim krejt tjetër ka ekonomisti Jakup Bellaqa.

Ai vlerëson se institucionet e Kosovës, janë vonuar me miratimi e këtij ligji.

“Në aspektin ekonomik është në favor, pasi duhet të formohet komisioni. Ekonomia duhet të jetë nën kontrollë dhe duhet të kemi politika të tregut kontrollues. Në momentin kur kemi lëvizje të tregut, ku nuk janë sipas vendeve të BE-së, atëherë nuk janë çmime të tregut. Kështu që kjo e kishte normalizuar jetën e konsumatorëve”, është shprehur Bellaqa.

Se ky ligj e ka për qëllim ndalimin e abuzimin më ngritje të çmimeve, e thonë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industinë.

“Ligji do të bëhet i plotfuqishëm kur të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji parasheh masat e përkohshme mbrojtëse në raste të veçanta të destabilizimit në treg, të bazuara në evidencë dhe analizë të mirëfilltë. Qëllimi është të ndalohet abuzimi me ngritje të çmimeve me qëllim të shtimit të përfitimit. Projektligji është në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe çdo vendim i marrë sipas këtij ligji do të jetë në përputhje me zotimet dypalëshe mbrojtëse që Kosova ka marrë në kuadër të MSA-së dhe marrëveshjeve”.

Produktet e përfshira në këtë ligj janë: Drithërat, mielli i grurit, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët e pulës; mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie etj..

Produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë, të përcaktuara me vendim të Qeverisë.

Vetëm pak muaj më parë, çmimi tavan u vendos edhe për produktet e naftës, nga Qeveria e Kosovës./RTV Dukagjini/