Fjalë Kyçe

Raketat ruse në Poloni, vjen reagimi i parë nga Pentagoni

Raketat ruse në Poloni, vjen reagimi i parë nga Pentagoni

Sekretari për media i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Pat Ryder ka deklaruar se SHBA janë në dijeni për raportimet e mediave ku thuhet se dy raketa ruse kanë rënë në Poloni, afër kufirit me Ukrainën, por se aktualisht nuk kanë informacion për të vërtetuar këto raportime.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes, Shtete e Bashkuara të Amerikës do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s, raporton CNN, transmeton lajmi.net.

Ryder ka deklaruar se SHBA janë “shumë të sigurt” në mbrojtjen e forcës së saj në Evropë.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, ne gjithmonë e marrim shumë seriozisht sigurinë tonë dhe të trupave tonë pavarësisht ku ata shërbejnë”, ka deklaruar Ryder.