Kryetarja e Lëvizjes evropiane në Kosovë, Rada Trajkoviq ka fajësuar shtetin e Serbisë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviq sivjet në mars.
Ajo ka përsëritur se esenca është se shteti, është më se e sigurt, qëndron prapa vrasjes së Oliver Ivanoviqit, sepse “likuidime të një niveli të tillë nuk mund të bëhen pa ndonjë mbështetje, apo së paku njohuri nga shteti”, ka thënë ajo në një intervistë për “Mendimi i ri politik serb”.
“Strategjinë e veprimit mafioz në Serbi dikush e ka bërë me themel në Beograd, Ndoshta strategjia ka qenë që mafia të përzihet”, ka thënë ajo, përcjell metro.
“Zvono Veselinoviq ka shkuar në Novi Sad, ndërsa ne na është sjellë (Milan) Radoiçiqi, i cili nuk ka lindur këtu”, ka konstatuar Trajkoviq, duke shtuar se me Radoicicin ka ardhur edhe ‘një mori njerëzish me mjekra, të cilët nuk i ka njohur’, e të cilët kanë sunduar me veriun dhe populli është frikësuar”, duke shtuar se Veselinoviqi e Radoiqi shoqërohen me Vuçiqin dhe këtë “shërbimet e dinë”.
Ajo ka thënë se mungesa e Ivanoviqit ndjehet në Kosovë, sepse nuk ka një “lider tjetër si ai me ato kapacitete e mundësi dhe aftësinë që t’i tubojë të gjithë njerëzit”.