Bordi i Aleancës Kosovare të Biznesit mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023 ku diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës ku mes të tjerëve ishte Ligji i ri i Administratës tatimore të Kosovës ATK, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë, Tregtia e mbrendëshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-së.
Bordi i AKB-ës miratoi raportin e aktiviteteve dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK -së sa do që është i mirë, nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurencën e drejtë në Kosovë.
“Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika. Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektore të ndryshme në Kosovë”, thuhet ne njoftim.
Që nga vitit 2002 deri sot, kanë humbur jetën 2930 persona në aksidente trafiku
“AKB-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomik vendor dhe ndërkombëtar ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë”, thuhet më tej në njoftim.
Në takim ishin Agim Shahini Kryetar i AKB-ës, Suat Berisha nënkryetar, si dhe antarët e Bordit udhëheqës: Rexhepi Viva Fresh Store, Shkëlzen Jusaj Petrol Company, Haziz Tafaj Agrokosova Holiding, Arianit Koci Koci&Vokshi, Ahmet Kuqi Solid dhe Isak Tusha IMI-COP.