Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për të gjitha kategoritë e pensionistëve, shkruan Reporteri.net.
Murati përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga kjo kanë përfituar afër 288 mijë pensionistë të Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:
– Pensionistët e moshës
– Kategoritë e luftës
– Pensionet për aftësi të kufizuara
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro.