Fjalë Kyçe

Shqyrtohen një sërë projektligjesh, 39 pika në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Shqyrtohen një sërë projektligjesh, 39 pika në rend të ditës në mbledhjen e sotme të Qeverisë

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 12:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në rend dite në mbledhjen e sotme janë gjithsej 39 pika, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ndër të tjera në rend dite do të jenë shqyrtimi i planit kombëtar për zhvillim 2024-2026, shqyrtimi i projektligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa Digjitale” (2021-2027) ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, Shqyrtimi i Projektligjit për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin për Kundërvajtje, Shqyrtimi i Projektligjit për Statusin, Qëndrimin e Përkohshëm dhe Kalimin Transit të Forcave të Huaja të Armatosura në Territorin e Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Shqyrtimi i Projektligjit për Shtetësinë e Kosovës (MPB).

Pas mbledhjes, sipas njoftimit do të ketë konferencë për media nga kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz.

“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe konferencë për media e Kryeministrit Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Po ashtu është bërë e ditur se pas konferencës për medie, Zyra e Kryeministrit do të organizojë pritjen e fundvitit për gazetarë.