Fjalë Kyçe

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në Prizren

Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur i vdekur të mërkurën në Prizren.

Policia ka thënë se dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje me armë.

Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Vesel Gashi, ka thënë se viktima është një 24-vjeçar.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24-vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin”, ka deklaruar Gashi.