Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të marr pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Në një deklaratë për Telegrafin nga Qeveria e Kosovës thanë se Kurti do të jetë i pranishëm në këtë forum.
Pyetur nëse gjatë pjesëmarrjes në këtë forum do të ketë takim edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq theksuan se ende nuk është agjenda finale dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit.
“Kryeministri Kurti do të marrë pjesë javën e ardhshme në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër. Sa i përket agjendës së kryeministrit atje, ajo ende nuk është finale andaj dhe për takimet të cilat do të zhvillohen në margjina të forumit do të njoftoheni me kohë”, thanë nga Qeveria.
Ndryshe, Forumi Ekonomik në Davos të Zvicrës do të fillojë më 15 janar dhe do të zgjasë katër ditë.
Moto e këtij edicioni të Forumit do të jetë “Rindërtimi i besimit”.