Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas vendimit për masa të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Ai ka thënë se do ta vazhdojnë luftën.
“Do të vazhdojmë ta mbrojmë veten dhe qytetarët tanë ndërkohë që i përmbahemi të drejtës ndërkombëtare. Izraeli po lufton një luftë të drejtë si asnjë tjetër”, ka thënë ai.
Netanyahu ka shtuar se gatishmëria e GJND-së për të diskutuar për pretendimet për gjenocid ishte “një turp që nuk do të fshihet me gjenerata”, raportoi Guardian.
GJND-ja të premten nuk vendosi për armëpushim në Gaza, por e urdhëroi Izraelin që të ndërmarrë masa të menjëhershme për të parandaluar çdo akt që mund të përbëjë gjenocid.