Fjalë Kyçe

U vihet dryni objekteve të komunave ilegale në rajonin e Pejës

U vihet dryni objekteve të komunave ilegale në rajonin e Pejës

U është vënë dryni objekteve të komunave ilegale serbe në tri komuna të rajonit të Pejës.

Siç ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojan ajo e Istogut dhe në Videjë e Klinës.

“Mbesim të përkushtuar në fuqizim institucioneve të Republikës së Kosovës, në respektim të plotë të Kushtetutës sonë dhe unitaritetit të saj. Koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, ka shkruar ai në Facebook.