Fjalë Kyçe

Grabitja në “MoneyGram”, policia thotë se u vodhën para nën kërcënim të armës

Grabitja në “MoneyGram”, policia thotë se u vodhën para nën kërcënim të armës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për grabitjen në një pikë të “MoneyGram” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti thotë se dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 17:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një lokal në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se nën kërcënim të armës është grabitur një shumë parash. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimevet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton Ahmeti.