Yulia Navalnaya, e veja e liderit opozitar rus të vdekur, Alexei Navalny, ka kërkuar të shtunën që autoritetet ruse ta lirojnë trupin e tij për ta varrosur.
Navalnaya e ka quajtur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “të djallëzuar” derisa e ka akuzuar atë se po e torturon kufomën e bashkëshortit të saj, raportoi The Guardian.
Në një video disa minutëshe të postuar në YouTube, akuzoi presidentin rus se mban peng trupin e burrit të saj dhe vuri në pikëpyetje besimin e krishterë të shpeshtë të deklaruar të Putinit.
“Ne e dinim që besimi i Putinit është i rremë, mirëpo tani e kemi më të qartë se kurrë. Asnjë i krishterë i vërtetë nuk do ta bënte atë që Putini është duke e bërë tani me trupin e Alexei”, është shprehur Navalnaya në video.
Nëna e Navalnyt, Lyudmila Navalnaya, ka deklaruar të premten se hetuesit rusë po refuzojnë ta lirojnë trupin e djalit të saj, pa u pajtuar që të varroset pa varrim publik.
Mirëpo zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh, ka bërë të ditur të shtunën përmes X, se deri tani, e ëma po refuzon t’i pranojë kushtet e vendosura nga autoritetet ruse.