Fjalë Kyçe

Wesley Clark: Ukrainasit kanë një mundësi nëse ju jepen armë – lufta tash është në fazë të rrezikshme

Wesley Clark: Ukrainasit kanë një mundësi nëse ju jepen armë – lufta tash është në fazë të rrezikshme

Ish-Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s për Evropë, Wesley Clark, në dyvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë, ka thënë se Kievi duhet të ndihmohet pa vonesa.

“Sot është një mundësi për t’ia dhënë Ukrainës një rast, duke i siguruar pajisje shtesë të duhura dhe armë për të thyer vijat ruse të luftës brenda 12 dhe 14 muajve”, ka thënë Clark, raporton Zëri i Amerikës, transmeton KlanKosova.tv.

“Ata nuk mund të pritet që të luftojnë pa superioritetin ajror”.

Gjenerali amerikan në pension ka theksuar se ndihma e dhënë deri më tani për Kievin është bërë pak nga pak.

“Dhe ka pasur shumë justifikime për këtë si ‘ukrainasit nuk janë mjaftueshëm të përgatitur’. Epo për të qenë i sinqertë, ata kanë më tepër njerëz të edukuar në forcat e tyre të armatosura, sesa që ne kemi. Shkollat në Ukrainë sigurojnë edukim më të mirë se shumë në Shtetet e Bashkuara”.

“Duhet ta njohim që kjo luftë tani është në një fazë shumë të rrezikshme dhe nëse ligji nuk kalon [në Kongres] forcat e Ukrainës nuk do të jenë ato të cilat ne i imagjinojmë”.

Sipas Clark Ukraina tani ka nevojë për mijëra tanke, avionë F-16, dhe lloje të tjera armatimesh.