Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të ShBA-së tha se Shtëpia e Bardhë po shqyrton situatën në Gaza që përfshin kamionët me ndihma ushqimore dhe raportet për dhjetëra të vrarë, duke e quajtur atë një “incident të rëndë”.
Zëdhënësi gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të përkohshëm në luftë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne vajtojmë humbjen e jetës së pafajshme dhe njohim situatën e rëndë humanitare në Gaza, ku palestinezët e pafajshëm po përpiqen të ushqejnë familjet e tyre”.
“Kjo nënvizon rëndësinë e zgjerimit dhe mbajtjes së rrjedhës së ndihmës humanitare në Gaza, duke përfshirë një armëpushim të përkohshëm të mundshëm. Ne vazhdojmë të punojmë ditë e natë për të arritur atë rezultat”, thuhet në deklaratë.