Fjalë Kyçe

Nikki Haley do të tërhiqet, Trumpi mbetet kandidati i vetëm i madh i republikanëve

Nikki Haley do të tërhiqet, Trumpi mbetet kandidati i vetëm i madh i republikanëve

Nikki Haley do ta pezullojë fushatën e saj presidenciale të mërkurën, pas disfatës së dukshme nëpër disa shtete të SHBA-së gjatë “Super të Martës”, kanë njoftuar njerëz që kanë njohuri për këtë vendim, transmeton agjencia “AP”. Me tërheqjen e Haleyt, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbetet kandidati i vetëm i madh i republikanëve për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA dhe nominimi i tij duket tashmë punë e kryer.

Tre persona me njohuri për vendimin e Haleyt, duke folur në kushte anonimiteti, kanë treguar se Haley do ta zyrtarizojë sot vendimin.

Haley, ish-guvernatorja e Karolinës së Jugut dhe ish-ambasadore në OKB, ishte vlerësuar si rivalja kryesore e Trumpit në garën e republikanëve. Ajo në fazën e fundit të fushatës u kishte bërë thirrje delegatëve republikanë që të mos e përkrahin Trumpin.

Largimi i Haleyt do të hapë rrugën që Trump të përqendrohet te një ripërballje me Joe Bidenin e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Trumpi është rrugës që të mbledhë votat e 1215 delegatëve republikanë për të siguruar nominimin.

Pritet votat e mjaftueshme të mbledhë në fund të muajit.