Fjalë Kyçe

Ramazan-Agjërim në luftë: “një shoqëri në gjendje funerali”

Ramazan-Agjërim në luftë: “një shoqëri në gjendje funerali”

Për njerëzit në Gazë ndërkohë asgjë nuk është siç ka qenë. Por edhe në Jeruzalem sivjet muaji i Ramaznit nuk është normal. Muaji i agjërimit mund të ashpërsojë tensionet edhe në këtë qytet.

Pamje nga Rripi i Gazës banesa të shkatërruara dhe njërëz nëpër rrënoja pas sulmeve izraelite
Pamje nga Rripi i Gazës pas sulmeve izraelite (9.10.2023), dy ditë pasi më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë mbi 1200 vetë dhe 240 të tjerë u rrëmbyen peng nga Hamasi radikal-islamik. Fotografi: Ibraheem Abu Mustafa/REUTERS
REKLAMË

Në ditët para fillimit të muajit të agjërimit në fenë islame, Ramazan, në Jeruzalemin lindor është më qetësi se herë të tjera. Ndryshe nga vitet e kaluara rrugicat e ngushta nuk janë zbukuruar me dritat e festës. “Nuk e ndiejmë që jemi në prag të Ramazanit”, thotë Um Ammar duke kaluar në rrugën e qytetit historik Al-Wad. Lufta në Rripin e Gazës po preokupon shumicën e njerëzve. Atmosfera është e zymtë. Kësaj i shtohet edhe pasiguria, se si mund të kalojë muaji i shenjtë i agjërimit dhe lutjeve.

“Ne në mbrëmje do të thyejë agjërimin, por shumë në Gazë nuk kanë mjaftueshëm ushqim”, thotë ajo. “Kur njerëzit ulen në tavolinë …Ky sivjet nuk është Ramazan, më shumë ndihet një atmosfer funerali.”

Pamje e mureve rrethuese dhe portës së Damaskut në zonën historike të JeruzalemitPamje e mureve rrethuese dhe portës së Damaskut në zonën historike të Jeruzalemit
Porta e Damaskut në qytetin hitorik të JeruzalemitFotografi: Tania Kraemer/DW
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndtetësisë të drejtuar nga Hamasi gjatë sulmeve të Izraelit në Gazë janë vrarë rreth 31.000 vetë, ndërkohë që organitatat e ndihmave paralajmërojnë se po kërcënon një krizë urie. Ushtria e Izraelitpo lufton në këtë territor palestinez Hamasin militant islamik, qëkurse më 7 tetor 2023 në Izrael u vranë mbi 1200 vetë dhe 240 të tjerë u rrëmbyen peng. Krahas Izraelit, SHBA-së dhe Gjermanisë edhe një sërë vendesh të tjera e klasifikojnë Hamasnin si organizatë terroriste.

Shpresë për një Ramazn të qetë

Hashem Taha ka të njëjtën ndijesi si edhe Um Ammar. Ai ka një dyqan të vogël erëzash në rrugën Al-Wad: “Jeruzalemi ndihet i trishtuar shumë, njerëzit në Gazë sjanë pjesë e jona, ne jemi një familje dhe ajo që po shohim atje, na prek të gjithëve”, thotë Taha.

Tregtarët dhe banorët e qytetit historik të Jeruzalemit me kalimin e viteve kanë përjetuar shumë trazira politike dhe eksese dhune. Përditshmëria e tyre karakterizohet prej tensioneve. Në afërsi të dyqanit të Tahas policët izraelit të kufirit ndalojnë të rinj palestinezë për t’u kontrolluar identitetin. “Ata na e vështirësojnë jetën shumë dhe i ngacmojnë vazhdimisht njerëzit”, thotë Taha. Por ai mban shpresë, që qetësia aktuale në Jeruzalem të vazhdojë edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Pamje e qytetit të Jeruzalemit me kupolën e artë të xhamisë Al Aqsa Pamje e qytetit të Jeruzalemit me kupolën e artë të xhamisë Al Aqsa
Kupola e xhamisë Al Aqsa në nalin e tempullit dhe qyteti
Ngjarjet e mujave të fundit – aktete terroriste të Hamasit dhe lufta që pasoi në Rripin e Gazës me shumë të vrarë – lenë një hije të zymtë në muajin e shenjtë të agjërimit. Ky muaj nis me shfaqen e parë të Hënës së re që pritet më 10 ose 11 mars.

Në të shkuarën tensionet përqendroheshin në malin tempullit, ku xhamia Al-Aqsa është një ndër veprat më të shenjta të fesë Islame dhe në murin e vaktimit, që është vendi më i shenjtë i hebraizmit. Gjatë Ramazanit disa herë në ditë mijëra myslimanë më shumë se 100.000 mblidhen për t’u lutur në sheshin para xhamisë Al-Aqsa në malin e tempullit.

Izrael premton ta ruajë “shenjtërinë e Ramazanit”

Në shkurt ministri izraelit për Sigurinë kombëtare, politikani ekstremist i djathtë, Itamar Ben-Gvir, ka vendosur kufizime për numrin e besimtarëve që lejohen të vizitojnë vendin e shenjtë. Të tilla masa si kufizimi i moshës së pjesëmarrësve në lutje – shpesh janë bërë shkas për konfrontime mes policisë dhe palestinezëve

Hamas nga ana e tij sërish e përdor rëndësinë e xhamisë Al-Aqsa për myslimanët, për ta prezantuar veten në mbarë botën si mbrojtës të pasurisë së shenjtë. Javën e kaluar udhëheqësi i Hamasit Ismail Hanija, që jeton në Katar, u bëri thirrje palestinezëve gjatë një fjalimi që të marshojnë në ditën e Ramazanit tek xhamia Al-Aqsa.

Të martën e kaluar qeveria e Izraelit deklaroi, se i ka hedhur poshtë planet e ministrit Ben Gvirs. “Gjatë javës së par ëtë muajit të Ramazanit besimtarëve do t’u lejohet të shkojnë në malin e tempullit në numrin e ngjashëm si edhe gjatë viteve të tjera”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit Benjamin çdo vit.” Megjithatë do të ketë edhe një vlerësim të përjavshëm të aspketeve të sigurisë” dhe përkatësisht mund të merren masa.

Lutje të qeta e paqësore

Përfaqësuesit fetarë kanë përshëndetur: “Ne jemi të gëzuar, që në sfondin e këtij muaji të bekuar tani dosa gjëra janë bërë të qarta për myslimanët, s aka të bëjë me faktin që portat e xhamisë Al-Aqsa do të jenë të hapura për të gjithë vizitorër”, i tha DW-së Scheich Azzam al-Khatib në Jeruzalem. Al-Khatib është drejtor i vakëfit të Jeruzalemit, autoriteti mbikqyrës jordanez për objektet e shenjta islamike dhe të krishtera në Jeruzalem e gjekë. “Qëllimi ynë është të falemi atje, të agjërojmë dhe të hyjmë në qetësi të shtensionuar plotësisht në xhami. E po ashtu të largohemi të shpenguar prej saj”, thotë ai.

Fillimi i Ramazanit konsiderohet edhe si një ditë e përcaktuar e mundshme për të negociuuar një marrëveshje të re mes Izraelit dhe Hamasit.Një marrëveshje e shpejtë për armëpushim dhe lirimin e 134 pengjeve izraelite, që ende mbahen në Rripin e Gazës, duket se nuk ka gjasa në këtë kohë.