Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake në Belize, Amerikë Qendrore.
Stërvitja do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me Britaninë e Madhe.
“Kontingjenti i FSK-së, ka përfunduar trajnimin para dislokimit me Forcat e Armatosura të Shqipërisë realizuar në bazën ushtarake-detare në Kepin e Palit, me qëllim të përgatitjes në aspektin operacional dhe taktik për të përfaqësuar Kosovën dhe për të treguar aftësitë profesionale dhe ndërvepruese me partnerët pjesëmarrës në ushtrim”, ka njoftuar FSK-ja në Facebook.