Në një video të rrallë, familja e të ndjerit Bruce Lee flet për jetën e tij pak pas vdekjes. Në video shfaqet nëna e Lee dhe vëllai i tij, të cilët flasin për jetën e tij të hershme, interesimin e tij në artin marcial dhe prezantimin e tij në Hollivud.
Një fushë e interesit personal të Bruce Lee ishte dëshira e tij e madhe që një ditë kinezët të respektoheshin në televizion dhe film. Kur Bruce ishte duke u rritur, shumica e aziatikëve në filma portretizoheshin negativisht dhe ai i premtoi vëllait të tij se do ta ndryshonte këtë, se do t’i përfaqësonte aziatikët në atë mënyrë që të gjithë do të ishin krenarë, transmeton Gazeta Express.
Askush në familje nuk do ta mendonte se Bruce do të kishte kaq ndikim të madh në kulturën globale. Lee u zgjodh nga revista Time si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë të shekullit 20.
Në valën e fundit të protestave që janë përhapur nëpër Hong Kong, Bruce Lee është bërë simbol i protestuesve. Thënia e tij e famshme “Bëhu ujë, miku im” është bërë slogani më i zakonshëm i tyre.
One Hong Kong protester channeling Bruce Lee philosophy. pic.twitter.com/NJUeHVCk6T
— Mary Hui (@maryhui) June 26, 2019
Shumë protestues nëpër rrugët e Hong Kongut janë duke veshur bluza me fotografi të artistit të arteve marciale. Vdekja e Lee ishte shumë kontroverse, pasi autoritetet në fillim tentuan t’ia linin fajin kanabisit për vdekjen e tij, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, më vonë u zbulua se në fakt vdekja e tij erdhi si pasojë e një medikamenti farmaceutik të cilin ia kishte dhënë një shok, e cila shkaktoi një reaksion alergjik.
Vite më vonë, ekspertët thonë se rasti i edemës cerebrale të Lee në fakt mund të ketë qenë shkaktuar nga një sulm në tru për shkak të të nxehtit (apo siç njihet tek ne, pika në tru).
https://www.youtube.com/watch?v=73ZzW5xWbos
Bruce Lee ishte më shumë se vetëm aktor ose artist marcial, ai ishte gjithashtu edhe një aktivist dhe filozof që ndryshoi kulturën e botës moderne.