Fjalë Kyçe

Shtëpia e Bardhë: S’ka indikacione se Ukraina është e përfshirë në sulmin në Moskë

Shtëpia e Bardhë: S’ka indikacione se Ukraina është e përfshirë në sulmin në Moskë

Shtëpia e Bardhë ka thënë se “nuk ka indikacione në këtë moment” për përfshirjen e Ukrainës në sulmin që po ndodh në sallën e koncerteve në Moskë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, ka thënë se Shtëpia e Bardhë po mbledh informacione rreth sulmit.

“Mendimet tona shkojnë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, ka shtuar ai.

Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar njoftimin për amerikanët në Moskë që t’i shmangin tubimet “për sigurinë e tyre”.