Banka Qendore e Kosovës ka publikuar statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, shkruan Reporteri.net.
Sipas këtyre të dhënave, vlera e kredive të reja për muajin e kaluar ishte mbi 172 milionë euro, ndërsa kapitali i bankave komerciale ishte mbi 894 milionë euro.
Njoftimi:
● 7.40 miliardë euro, vlera e aseteve bankare
● 4.95 miliardë euro, vlera e kredive bruto
● 6.00 miliardë euro, vlera e depozitave të klientëve
● 172.20 milionë euro, vlera kredive të reja
● 78.70 milionë euro, vlera e depozitave të reja
● 82.40%, raporti kredi-depozita
● 6.34%, norma e interesit në kredi
● 2.89%, norma e interesit në depozita
Shtatë miliardë e 400 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e këtyre institucioneve jashtë vendit kanë arritur në 1.20 miliard
euro.
Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin shkurt 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.95
miliardë euro me një rritje prej 60.40 milionë euro, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6.00 miliardë euro.
Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 894.10 milionë euro.
Tutje, BQK tregon se vlera e kredive të reja ishte 172.20 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 78.70 milionë euro.
Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.89%, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.34% ku në muajin paraprak ka qenë 6.38%.
Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 82.40%, kurse margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita ishte 3.50%.