Një ari i murrmë, që i lëndoi pesë persona në një qytet sllovak, është qëlluar për vdekje, ka thënë ministri i Mjedisit i Sllovakisë.
Janë dashur dhjetë ditë për ta gjetur ariun, i cili është qëlluar në një pyll lokal të martën, raporton “BBC”.
Një dron me teknologji biometrike është përdorur për ta identifikuar ariun, ka thënë ministri Tomas Taraba në Facebook, duke i falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në operacion.
U shtuan patrullat e policisë në të gjithë rajonin javën e kaluar, si masë parandaluese kundër sulmeve të ngjashme.
Në pamjet e publikuara ariu shihet duke i sulmuar njerëzit. Pesë njerëz, duke përfshirë edhe një vajzë 10-vjeçare, ishin lënduar. Dy prej tyre ishin dërguar në spital me çarje dhe gërvishtje.
Disa anëtarë të qeverisë nacionaliste popullore të Sllovakisë kanë thënë se incidenti dëshmon nevojën për t’i zbutur rregulloret, që ndalojnë gjuetinë e kafshëve, si arinjtë dhe ujqërit.
Sllovakia planifikon – së bashku me Rumaninë – t’i bëjë thirrje kolegëve të BE-së që të riklasifikojnë arinjtë dhe të lejohet vrasja selektive e tyre.