Kryetari i Grupit Parlamentar së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, tha se as nuk diskutohet kthimi i Vjosa Osmanit në LDK dhe gjasat për këtë janë zero.
“Vjosa Osmani si elektorat mundet me u kthy por jo si lidership”, tha Gashi në Pressing.
I pyetur nga analisti Parim Ollurio nëse ajo mund të jetë kandidate për kryeministre e LDK-së, Gashi tha:
“S’ka shanca, zero shancë”.
“Vjosa nuk është LDK, ka dalë vetë nga LDK ka formu një parti tjetër. Vjosa nuk është më LDK, ka parti tjetër…As nuk është opsion, as nuk diskutohet, as nuk ka mundësi me u diskutu”, tha ai.
S’e marrim ne se nuk na duhet”, u shpreh Gashi për mundësinë që Osmani të kthehet në LDK.