Pentagoni ka thënë se do të “nxitojë” raketat e mbrojtjes ajrore “Patriot” dhe municionet e artilerisë në Ukrainë si pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake.
SHBA-ja do të përdorë 6 miliardë dollarë për këtë qëllim, zbuloi Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Megjithatë, sistemet “Patriot” për lëshimin e raketave nuk do të dërgohen.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “Patriotët” duheshin “urgjentisht” për t’u përballur me një kërcënim ajror në rritje rus.
Një burim konfirmoi për BBC-në se 6 miliardë dollarë ishin pjesë e një pakete ndihme prej 60 miliardë dollarësh të nënshkruar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të mërkurën, e cila përfshin gjithashtu 1 miliard dollarë ndihmë më të menjëhershme.
Austin ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar që ta vë në lëvizje “menjëherë” ndihmën për Ukrainën.
“Atyre nuk ju duhen vetëm ‘Patriotët’, por edhe lloje të tjera të sistemeve”, ka theksuar ai.