Fjalë Kyçe

Agjencia për Konfiskim dhe Sekuestrim kryen kontrolle në restorantin e Radoiçiqit në veri

Agjencia për Konfiskim dhe Sekuestrim kryen kontrolle në restorantin e Radoiçiqit në veri

Agjencia e Konfiskimit dhe Sekuestrimit aktualisht ndodhet në restorantin “Grey”, pronësia e të cilit është e lidhur me Milan Radoiçiqin dhe i cili u vulos në fillim të prillit.

Kjo është konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net nga zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po bëhet evidentim i pasurisë së sekuestruar nga ana e Agjencisë”, tha shkurt Elshani për Reporteri.net.

I kapën në flagrancë duke ngarkuar drunj, tre persona në Dremjak të Ferizajit tentojnë të godasin me traktor policët
Nuk respektuan rregullat në trafik, policia për 24 orë shqiptoi mbi dy mijë gjoba
Më 4 prill të këtij viti, u bë konfiskimi i banesës dhe restorantit të kryeterroristit serb, Milan Radoiçiq, në Mitrovicën Veriore.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pati bërë të ditur se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e palujtshme në rastin Banjska.

Në një postim në Facebook, Haxhiu tha se Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë këtu edhe vilën e Radoiçiqit tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok, si dhe pasuritë e tjera.