Një vrasje në tentativë ka ndodhur të premten në fshatin Nashec të Prizrenit.
Për shkak të një mosmarrëveshje, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personit që ishte në veturë tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spital.
Rasti po hetohet nga Policia.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje, nga vetura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër që drejtohej nga viktima mashkull kosovar. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raportin e PK-së