Në prag të festës së Kurban Bajramit, kërkesa për blerjen e kurbanve është rritur e edhe çmimi i tyre ka pësuar ngritje.
Bashkësia Islame e Kosovës e ka caktuar vlerën e kurbanit 160 euro, por fermerët nuk janë të kënaqur me këtë çmim.
Fermeri nga llapi ka thënë se ky çmim është zhgënjyes pasi ka disa kritere për blerjen e një kurbani.
“Delja duhet të jetë më e madhe se gjashtë muaj, nuk duhet me u kanë qorr, nuk duhet me u kanë sakat, nuk duhet me u kanë edhe shumë e vjetër- Nëse i mungon gjysma e dhëmbëve deles, nuk blehet për kurban”, ka thënë ai duke treguar se 160 euro është pak për një dele me kushte të tilla.
Ai ka thënë se çmimi në fermën e tyre për një kurban është 200 euro.