Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis popullsisë kryengritëse shqiptare të organizuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo-malazeze.
E në 25-vjetorin e çlirimit janë organizuar një sërë aktivitetesh nga institucionet e shtetit.
Sot presidentja e vendit, Vjosa Osmani pret në takim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Po ashtu në ora 10:00 do të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës.
Organizimi kryesor është në ora 12:00, ku në nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.