Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Kenias, William Ruto.
Sipas njoftimit të Presidencës ky është takimi i tretë mes tyre në një periudhë njëvjeçare.
“Në takimin tonë të tretë brenda një periudhe njëvjeçare, me Presidentin e Kenias, William Ruto, diskutuam sërish për avancimin e raporteve në mes të Republikës së Kosovës dhe Kenias”, citohet Osmani në njoftimin e Presidencës.
Osmani ka marrë pjesë në Samitin dyditor të Paqes për Ukrainën në Zvicër dhe në kuadër të tij ka zhvilluar disa takime me liderë të ndryshëm botërorë.